KFC pezullon sloganin 'gishtat mi lëpi' për shkak të COVID-19

Korporata globale e ushqimit të shpejtë “Kentucky Fried Chicken” (KFC) ka vendosur që të ndalojë përkohësisht përdorimin e sloganit “finger lickin’ good” apo në gjuhen shqipe “gishtat mi lëpi” për shkak se “nuk është ideja më e mirë” në këtë situatë pandemie.

Siç raporton CNN, kjo vjen disa muaj pasi institucionet e shëndetësisë kanë rekomanduar të gjithë që të ndalojnë së prekuri fytyrën në mënyre që të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri.

KFC tha se slogani 64-vjeçar “nuk është i përshtatshëm tani”.

“Ndodhemi në një situatë të veçantë – të pasurit një slogan ikonë që nuk përshtatet me situatën e krijuar”, tha Catherine Tan-Gillespie, shefja e marketingut të KFC në një deklaratë.

Në vend të “It’s finger lickin’ good” është bërë “It’s good” apo “Është e shijshme”.

Menyja nuk është duke ndryshuar dhe kompania thotë se slogani do të kthehet kur “koha të vijë koha e përshtatshme”.