Foto: Kallxo.com

Këto janë rezultatet e pjesëve të para të 4 ndeshjeve të Superligës (FOTO)

Kanë përfunduar pjesët e para në katër ndeshjet që po zhvillohen në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës.

Llapi- Feronikeli ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, por vendasit pas tre minutave e barazuan rezultatin.

Drenica po e mposht me rezultat 1-0 Ballkanin.

Drita po ashtu po e mposht me rezultat 1-0 Flamurtarin në Gjilan.

E vetmja ndeshje pa gola në 45 minutëshin e parë është ajo ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës ’89, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.