'Kësulëkuqja' hap sezonin e ri artistik në 'Dodona'

Teatri i Qytetit të Prishtinës “Dodona” do të fillon sezonin e ri artistik nesër, më 8 shtator 2018, me shfaqjen “Kësulëkuqja” me regji të Melihate Qenës. Shfaqja do të jepet në dy termine, në ora 12:00 dhe do të reprizohet në ora 13:00.

Shfaqja është vënë në skenë bazuar në përrallën e vëllezërve Grim, kukullat janë punuar nga Valdet Rama. Muzika nga Violeta Rexhepagiqi, kurse piktura nga Musa Kalaveshi.

Për fëmijë stafi i Dodonës ka përgatitur një tregim më ndryshme për “Kësulëkuqen”. Dy fëmijë luajnë teatër para shtëpisë. Ata kanë emrat e tyre Agim dhe Shpresë, por nuk ka emër edhe kukulla me të cilën ata luajnë. Të tjerat do të dihen gjatë shfaqjes.

Në shfaqje interpretojnë  Roza Berisha, që luan rolin e vajzës dhe Kësulëkuqes, Avdi Azemi, rolin e djalit, ujku dhe gjahtari,  dhe Valder Rama që do të luaj rolin e Kësulëkuqes, gjyshen dhe ujku.