Kessie dhe Bakayoko hetohen nga Federata Italiane

Federata Italiane e Futbollit e njohur si FIGCS, raportohet se ka nisur një hetim për dy mesfushorët e Milanit, Franck Kessie dhe Tiemoue Bakayoko.

Milan dhe Lazio u ndeshën në fundjavë në kuadër të Serie-s A, ndeshjen të cilën e fituan ‘kuqezinjtë’ me rezultatin 1-0.

Por, kjo ndeshje solli shumë polemika, pasi pas ndeshjes ndodhi një përleshje ndërmjet lojtarëve të dy ekipeve.

Mbrojtësi i Lazios Francesco Acerbi e shkëmbeu fanellën me Bakayokon.

Por, Bakayoko së bashku me Kessie kishin festuar para tifozëve të Milanit, në fund të ndeshjes.

Ky festim i tyre ngjalli shumë reagime në Itali.

E për këtë festim duket se mund të dënohen mesfushorët e Milanit, nga FIGC njofton “Football- Italia”