Ilustrim
Këshillat e mjekut - Shprehitë që përmirësojnë fertilitetin e meshkujve
29.8.2024 - 18:10
Shkruan: Dr.Mentor Spahiu, Androlog/Endokrinolog
Në mbarë botën infertiliteti mashkullor dhe ai femërorë janë në rritje me përqindje të barabartë, pra meshkujt nuk janë më pak të prekur nga infertiliteti se gratë.
Kur një shtatzëni nuk ndodhë në më shumë se një vit përpjekje të vazhdueshme atëherë duhet të kërkohet shkaktari te të dyja gjinitë.
Si mjek androlog gjithmonë udhëzoj pacientët që të krijojnë shprehi të shëndetshme të jetës.
Më poshtë do listoj shprehitë e shëndetshme dhe shprehitë prej te cilave duhet të hiqni dorë.
Shprehitë e shëndetshme për shëndetin fertil të një mashkulli përfshijnë ushqyerjen e shëndetshme, me shumë fruta perime, më pak sheqer, më shumë ujë dhe më pak kafeinë.
Është me rëndësi që pesha të mirëmbahet dhe të largohen kilogramët e tepërt përmes aktivitetit fizik dhe ushqyerjes se shëndetshme.
Këshillohet që për të përmirësuar shëndetin riprodhues një burrë të heq dorë nga alkooli dhe duhanpirja.
Ndërsa është me rëndësi që meshkujt të parandalojnë sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe të kenë kujdes për higjienën seksuale.
Evitoni përdorimin e lubrifikuesve gjatë marrëdhënieve seksuale dhe evitoni kontaktin me lëkurë me kemikate të cilat e ndikojnë sistemin hormonal.
Kur meshkujt përballen me probleme infertiliteti mjeku që trajton këto probleme është mjeku androlog.