Këshilla si duhet të veproni gjatë tërmetit nëse jeni brenda apo jashtë shtëpisë?

Varësisht në çfarë hapësire gjenden, njerëzit duhet t’i kenë parasysh disa veprime të cilat duhet t’i ndërmarrin, në rast të lëkundjeve të tokës.

Në rast se gjendeni brenda shtëpisë gjatë një tërmeti, sigurohuni që të veproni si më poshtë:

Bini në tokë; mbulohuni me ndonjë tavolinë ose pjesë tjetër të mobiljeve dhe prisni derisa lëkundja të ndalet. Nëse nuk keni ndnjë tavolinë afër jush, mbuloni fytyrën dhe kokën me krahë dhe strukuni në ndonjë cep brenda ndërtesës;

Qëndroni larg nga qelqi, dritaret, dyert dhe muret e jashtme dhe çdo gjë që mund të bjerë, siç janë ndriçuesit ose mobiljet;

Qëndroni në shtrat nëse jeni aty kur ndodhë tërmeti. Qëndroni dhe mbrojeni kokën me jastëk, përveç nëse jeni nën një pajisje të rëndë që mund të bie lehtë. Në këtë  rast zhvendosuni në vendin më të afërt të sigurt;

Mos përdorni dyert përveç nëse e dini se është një portë e mbështetur fuqishëm dhe është afër jush. Shumë dyer të brendshme janë lehtësisht të ndërtuara dhe nuk ofrojnë mbrojtje;

Qëndroni brenda derisa lëkundja të ndalet dhe është e sigurt të dilni jashtë. Mos dilni nga ndërtesa gjatë lëkundjes. Hulumtimet kanë treguar se dëmtimet më të mëdha ndodhin kur njerëzit brenda ndërtesave përpiqen të transferohen në një vend tjetër brenda ndërtesës ose kur përpiqen të largohen;

Mos i përdorni ashensorët;

Jini të vetëdijshëm se energjia elektrike mund të ndalet, si sistemet e spërkatësit ose mund të ndizen alarmet e zjarrit;

Nëse jeni jashtë gjatë një tërmeti, duhet pasur parasysh që të:

Qëndroni aty;

Largohuni nga ndërtesat, dritat e rrugës dhe telat e shërbimeve;

Derisa jeni jashtë qëndroni aty derisa lëkundja të ndalet.  Rreziku më i madh ekziston drejtpërdrejt jashtë ndërtesave, në dalje dhe nga muret e jashtme;

Nëse jeni në një automjet lëvizës gjatë një tërmeti, duhet bërë këto veprime:

Ndaloni sa më shpejt që të mundeni dhe qëndroni në automjet. Shmangni ndalimin afër ose nën ndërtesa, pemë, mbikalime dhe tela të shërbimeve;

Vazhdonii me kujdes pasi tërmeti të jetë ndalur. Shmangni rrugët, urat ose rampat që mund të jenë dëmtuar nga tërmeti;

Nëse jeni bllokuar nën gërmadha, duhet parasysh që të:

Mos ndizni shkrepëse;

Mos lëvizni rreth e rrotull ose mos nxirrni pluhur;

Mbuloni gojën me shami ose veshje;

Prekni ndonjë tub ose mur në mënyrë që shpëtuesit të mund t’ju lokalizojnë. Përdorni fishkëllimë nëse e keni në dispozicion. Bërtisni vetëm nëse e keni mundësi të fundit. Bërtitja mund të bëjë që ju të thithni sasi të rrezikshme të pluhurit.