Këshilla për një fytyrë pa rrudha

Të gjithë tentojmë t’i luftojmë rrudhat në fytyrë sa më gjatë që mundemi.

Ndoshta botox-i duket mënyra më e lehtë, mirëpo ka edhe disa gjëra që mund t’i bëni në kushte shtëpie për të arritur rezultatin e njëjtë.

Me këshillat më poshtë, jo vetëm që do të largoni rrudhat por gjithashtu shëndeti juaj do të përmirësohet.

Limitoni konsumin e sheqerit: çdo ditë mësojmë një ndikim të keq që ka sheqeri në trupin tonë. Kur bëhët fjala për lëkurën tonë shkakton më shumë të këqija se sa të mira. Ai pakëson kolagjenin që ndodhet në lëkurë dhe në këtë mënyrë plakja ndodh më shpejt se sa e kishit menduar.

Vaji i kokosit: në momentin që aplikohet hap poret e lëkurës dhe depërton në thellësi. Ai është më i miri për sa i përket hidratimit që është shumë i rëndësishëm për lëkurën tonë.

Shtoni ushqime që kanë veti antioksidante: fytyra jonë dëmtohet çdo ditë nga faktorë të jashtëm, dhe ushqimet antioksidantë janë një ndihmesë e madhe e cila vepron në brëndësi të trupit.

Vitamina A dhe karroteni: Bashkimi i të dyjave është mënyra perfekte për të riparuar rrudhat e para të moshës.

Ashtu si muskujt e këmbëve mund të reagojnë nga ushtrimet që bëni në palestër, muskujt e fytyrës i përgjigjen ushtrimeve po njësoj. Në çdo përdorim të kremrave, serumit, kremit të syve shoqëroheni me një masazh të lehtë në mënyrë që muskujt të vihen në lëvizje.