Këshilla për gjumë të mirë në netët e nxehta të verës
Me rritjen e temperaturave gjumi natën bëhet më i vështirë për pjesën më të madhe të njerëzve, por kjo nuk do të thotë që këtë vështirësi nuk mund ta evitoni.
Për të pasur gjumë të rehatshëm edhe në netët e nxehta të verës, atëherë ju duhet të ndiqni disa këshilla, përcjell rtv21.tv.
Pesë këshillat për gjumë të mirë në netë të nxehta:
1.Dhoma ku ju do të flini duhet të ketë temperaturë normale, është mirë që ta përgatitni disa orë më herët temperaturën e dhomës.
2.Me një leckë të lagur freskoni zonën e kyçeve dhe të qafës, në këtë mënyrë do të ulni temperaturën e trupit.
3.Bëni dush të ngrohtë, sepse në këtë mënyrë do të përgatitet trupi për të duruar të nxehtin e mbrëmjes.
4.Bëni kujdes se çfarë hani dhe pini para se të flini, sepse kështu mund t’i shkaktoni siklet vetës.
5.Vishni rroba të rehatshme dhe të lehta./21Media