Këshilla për aktivitetet sportive gjatë dimrit - VIDEO

Rënia e temperaturave i sjell në dilemë shumë sportistë t’i vazhdojnë aktivitetet sportive apo të pauzojnë deri në përmirësimin e motit.

 

I ftohti që po mbretëron i bën shumë njerëz të sportit që ta zgjedhin opsionin e dytë por një trajner kosovar i fitnesit preferon që aktiviteti fizik të mbahet.

Elvir Krasniqi, trajner fitnesi dhe kampion i Kosovës në kategorinë “men’s physique” tregon për KALLXO.com se çka duhet të bëj një sportist gjatë sezonit të dimrit para se t’i fillojë stërvitjet.

“Zakonisht gjatë stinës së dimrit, shtypja e gjakut në trup zvogëlohet, muskujt fillojnë me u tkurrë. Në momentin që fillojnë me u tkurrë bëjnë presion në nyje kjo shkakton një dhimbje të muskulit. Për dallim nga vera, gjatë dimrit duhet të nxehmi më shumë, 10 minuta në trakë, pastaj me fillu me nxehje edhe me peshë trupore, para se të hyjmë me një peshë maksimale të cilët duhet ta ekszekutojmë gjatë ushtrimeve”, thotë Elvir Krasniqi.

Trajneri Krasniqi tregon se para se të fillojnë stërvitjet në pesha të rënda, pas nxemjeve kardiovaskulare, duhet të bëhen edhe tri nxemje me pesha trupore.

“Përpos nxehjeve kardiovaskulare, preferohet të bëhen edhe tri nxehje me peshë trupore, para se të hyjmë në pesha të rënda. Ushtrimi i parë është për shpinë, ngritje në hekur, 12 përsëritje tre seta. Ushtrimi tjetër s’quat body weight. Edhe ushtrimi tjetër është për pjesën e gjoksit. Këto janë tri ushtrimet që mundeni me i praktiku gjatë nxehjes edhe qarkullimin e gjakut me e shti n ‘funksion sa ma shumë tek muskujt para se me hi me pesha ma të mdhaja”, tregon kampioni i Kosovës në bodybuilding për vitin 2018.

Ai thotë se ushtrimet nuk dallojnë shumë prej sezonit të verës dhe të dimrit, por janë nxemjet ato që e bëjnë dallimin.

“Për dallim nga vera, dimrit ushtrimet nuk dallojnë shumë, përpos nxehjes, varësisht prej qëllimit që e keni, me shtu peshë, me humb peshë, krejt varësisht prej qëllimit, si verës si dimrit e njëjta mundet me u realizu. Dimrit mundet me u realizu pak ma shpejt, për arsye se trupi mundet me e procesu të gjithë ushqimin që e han, për shkak që hormonet fillojnë me u rrit dhe me funksionu më  tepër gjatë kohës së dimrit”, thekson ai për KALLXO.com.

23 vjeçari këshillon që gjatë sezonit të dimrit të merren Omega 3 dhe Vitamin C, në mënyrë që të mbahet imuniteti në mënyrë të rregullt.

Krasniqi thotë se një sportist gjatë dimrit duhet të ushtrojë 4-5 herë në javë në kohëzgjatje prej një orë në ditë.