
Kirurgjia. Foto: Pixabay
Këshilla me rëndësi nga kirurgu për fëmijë rreth synetisë - CIRCUMSISIONI
Në lindje djemtë e kanë një zgjatje të lëkurës që e mbulon fundin e penisit, kjo në gjuhën e mjekësisë njihet si lafshë dhe gjatë bërjes synet ajo largohet.
Procedura e synetisë duhet të kryhet nga mjeku i kualifikuar dhe ky proces kryhet me anestezion lokal apo të përgjithshëm varësisht nga rasti.
Benefitet e synetisë janë të shumta, ky proces zvogëlon rrezikun që një foshnjë e gjinisë mashkullore të përjetoj infeksione të traktit urinar.
Po ashtu përmes synetisë parandalohen problemet e lafshës duke përfshi edhe inflamacionet e ndryshme.
Prindërit që vendosin të kryejnë synetinë për djemtë e tyre duhet të bëjnë zgjedhje të informuar duke kërkuar ndihmë nga profesionistët e dëshmuar.
Asnjëherë mos e kryeni procesin e synetisë në kushte shtëpie dhe nga njerëz të pakualifikuar. Rreziqet mund të jenë të mëdha dhe rrjedhimisht mund të dëmtohet shëndeti i fëmijës.
Synetia është procedurë kirurgjike që duhet të bëhet nën kushte të larta higjienike dhe me kujdes të veçantë profesional.
Kur vendosni të kryeni synetinë e djalit tuaj merrni këshilla nga mjeku për të siguruar analgjetikë që e largojnë dhimbjen.
Asnjëherë mos e vetëmjekoni apo trajtoni fëmijën tuaj. Gjithmonë në rast të ndonjë dyshimi apo problemi që mund të vëreni kontaktoni mjekun tuaj.