Diola Dosti Baftiu

Këshilla e Mjekut: Ide për darkë të shëndetshme të Vitit të Ri

Darka e vitit të ri mund të jetë një bombë për organizmin nëse paraprakisht nuk jemi përgatitur për të konsumuar ushqimin si duhet.

Nëse një person nuk ha gjithë ditën për të pritur darkën atëherë ai mund ta mbingarkojë organizmin e tij.

Nutricionistja Diola Dosti Baftiu tha se për këtë arsyje ekzistojnë disa taktika që e parapërgatitin organizmin për ardhjen e darkës të shumëllojshme.

“Unë gjithmonë preferoj që para se të vie festa të bëjmë një lloj parapërgatitje të organizmit tonë sepse nëse duam të respektojmë traditën do të marrim më shumë karbohidrate, më shumë proteina. Në këto raste gjithmonë preferohet që të bëjmë një tip agjërimi që njëherë në jave brenda 24 orëve të konsumojmë vetëm fruta në këtë formë përpiqemi të bëjmë gati mëlçinë që të mos lejojmë që mëlçia të ngarkohet më shumë me ushqimet që marim gjatë festave”, thotë nutricionistja.

Sipas Dosti- Baftiut, agjërimi mund të bëhet me arsye që ta pastrojmë trupin para festave. Ajo thotë se ka mundësi të ndryshme për ta bërë këtë me fruta apo me perime të gjelbërta të cilat konsumohet gjatë gjithë ditës.

“Është mirë që natën e Vitit të Ri ne të konsumojmë ushqime shpesh dhe ngapak të mos presim që të vijë darka dhe të jetë bombë. Mund të konsumoni mëngjesin dy kokra vezë të ziera me një pjesë djath me pak sallatë jeshile ndoshta një pjatë me kërpurdha me pak piper të zi dhe turmerik sepse piperi e zi e rrit fuqinë absorbuese të zorrëve të holla. Mesdita mund të jetë një kos me fruta pak arra, dreka mund të jetë një supë, një gjellë, e them këtë që organizmin ngapak ta ngacmojmë me sasi të vogla dhe shpesh jo të rrijmë gjithë ditën pa bukë e pastaj në darkë të bëjmë një shok për organizmin tonë”, thotë ajo.

Dosti Baftiu tha se është mirë që personat që janë të përkushtuar për t’u ushqyer shëndetshëm të mos devijojnë nga plani i tyre i ushqimit të përditshëm por ata mund të kombinojnë tradicionalen me modernen për të arritur një mes të kënaqshëm.

“Për shembull mishin kushdo që e përgatit preferoj që ta marinoni me lëng portokalli madje mund të bëjmë një miks lëng portokalli me lëng limoni jeshil dhe lëng qitro, pra shtrydhet lëngu i tyre dhe i vendosim mishrat të marinohen për 5 deri në 7 orë kjo do t’i japë një shije më interesante por gjatë konsumimit nuk do të lejojë akumulimin e yndyrnave. Sallata ruse nuk është traditë e jona është shumë e rëndë shtimin e majonezit e kisha larguar duke e zëvendësuar me salcën e kosit. Darkën e Vitit të Ri mund të fillojmë me sallatë me copëza avokadosh dhe vezë të ziera. Gradualisht të provojnë mishin gjithmonë në sasi të moderuara. Respektimi i sasisë është shumë i rëndësishëm”, preferon Diola Dosti Baftiu.