Fatime Shkodra, Specialiste e Mjekësise Familjare
Keni kujdes! Këto sëmundje mund të ‘lulëzojnë në stinën e pranverës
Me ardhjen e stinës së pranverës fillon edhe sezona e virozave të ndryshme.
Virozat të cilat shfaqen në pranverë mund të acarojnë shëndetin tonë ,sidomos personat me imunitet më të ndjeshëm duke përfshirë moshat fëmijërore dhe të moshuarit veçanërisht ata të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike ,një risk më i lartë është te ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare!
Virozat më të shpeshta
Më të shprehura janë virozat e stinës ,ku shumë njerëz mund të preken nga infeksionet e rhinovirusit, infekdiobe të cilat shpesh kalojnë në ftohje më të thella.
Cilat janë simptomat?
Simptomat janë të zakonshme ,me rrjedhje hundësh, lotim të syve, sekrecione nga fyti, kollitje lodhje muskujsh, dhimbje koke, temperaturë.
Cilat sëmundje ‘lulëzojnë’ gjatë stinës së pranverës?
Disa sëmundje tjera që mund të ‘lulëzojnë‘ në stinën e pranverës janë: Alergjitë sezonale: me lulëzimin e pranverës fillon të ngjallet gjithë natyra, lulet, pemët bimët nga më të ndryshmet lulëzojnë dhe lëshojnë polenin, i cili është një nga shkaktarët më të shpeshtë të alergjisë. Simptomat janë mjaftë bezdisëse duke filluar nga lotimi i syve teshtima, kruarje, kollitja etj, prandaj duhet të luftohet me medikamente .
Astma
Po ashtu si alergjitë sezonale edhe astma është një nga sëmundjet që përkeqësohet me ardhjen e pranverës. Shkak i kësaj janë ndryshimi i temperaturës, poleni, pluhuri, medikamentet e ndryshme që mund të përdoren kundër alergjisë etj.
Sëmundja Lyme
Po ashtu temperaturat e ngrohta dhe ndryshimet e motit janë disa nga shkaktarët që ndikojnë në përkeqësimin e kësaj sëmundje.
Të gjithë duhet ta shijojmë diellin dhe bukurinë e kësaj stine, sepse rrezet e diellit janë shumë të shëndetshme, por një kujdes të veçantë duhet kushtuar mbrojtjes së lëkurës nga djegia dhe nishanet mund të përkeqësohen, prandaj kremat fotombrojtës janë të domosdoshëm!
Këshillat e përgjithshme si të mbrosh shëndetin në stinën e pranverës?
Që të kesh një jetë bio-psiko-sociale shfrytëzo rrezet e diellit, konsumoni vitaminë D, forcohet imuniteti dhe kockat e juaja, bënë gjumë të qetë, largo konsumimin e alkoolit ,duhanit ,ushqehu shëndetshëm me makronutrient si proteinat, karbohidratet, yndyrërat dhe me mikronutrientët vitaminat, mineralet.
Bëni aktivitete fizike të gjitha moshat ,fëmijë dhe të moshuar. Rehidrimi i trupit duke konsumuar ujë të mjaftueshëm dhe lëngje natyrale. Kujdes obezitetin dhe nënpeshën .
Kujdes shtatzënat para, gjatë dhe pas shtatzënisë, në të gjithë faktorët e lartëpërmendur .
Mos i anashkaloni asnjë nga simptomat.
Asnjëherë nuk duhet neglizhuar dhe anashkaluar asnjë nga simptomat e të gjitha sëmundjeve që u përmendën më lartë. Kjo pasi komplikimet e mundshme prej pneumonisë viral ose edhe ndërhyrja bakteriale ose nga nishanet e lëkurës me ndonjë gjendje kanceroze kërkojnë:
*Specifitetin e analizave laboratorike
*Specifitetin e trajtimit
*Konsultat me specialistin e mjekësisë familjare.
Për ta kontaktuar doktoreshën ndiqni këtë link https://www.facebook.com/avicenaks
Lexoni edhe:
- A mund të jemi alergjik ndaj të ftohtit?
- A mund të jemi alergjik ndaj ujit?
- Temperatura tek fëmijët rreziqet dhe shkaktarët
- Si ta trajtojmë daljen e dhëmbëve tek fëmijët
- Kur duhet të kryhet analiza e Hemogramit?
- Cka është CRP dhe kur duhet të testohemi?
- Pasojat që i lë temperatura e lartë tek fëmijët
- Si ta trajtojmë daljen e dhëmbëve tek foshnjat
- Cilat janë rreziqet nga Diabeti Mellitus Tip 2?
- Cilat janë simptomat dhe problemet që i shkakton sëmundja e Tiroiditi Hashimoto?
- Si trajtohet kolli tek fëmijët?
- Cilat janë shkaqet e kapsllëkut te fëmijët?
- Si realizohet në Kosovë ‘tumor markeri” analiza që i shfaqë sinjalet e para të kancerit
- Si të kujdesemi për shtypjen e lartë të gjakut?