Këngëtari Shqiptar Ermal Meta Fitoi në Festivalin Sanremo

Këngëtari shqiptar Ermal Meta, në bashkëpunim me Fabrizio Moro, janë fituesit e Festivalit të Sanremos 2018 me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Sanremo është festivali më i madh i këngës në Itali.

Fituesit në Sanremo përfaqësojnë Italinë në Eurovizion.

Pra Ermal Meta do të jetë shqiptari i tretë që do të ngjitet në skenën e Eurovizionit, pas Eguent Bushpepës që do ta përfaqësojë Shqipërinë edhe Entrela Fureraj, e cila do ta përfaqësojë Qipron, përcjell rtv21.tv.

“Non mi avete fatto niente” rrezikonte të përjashtohej nga konkurrimi për shkak të akuzave për plagjiaturë të një këngë të prezantuar në Sanremo-n e të rinjve në vitin 2016, e cila interpretohet nga Ambra Calvanit dhe Gabriele De Pascal.

Por në bazë të vlerësimeve të bëra televizioni italian, i cili organizon Sanremon “Rai”, doli në përfundim se kënga mund të vazhdonte garën.

Teksti i kësaj i dedikohet luftës kundër terrorizimit./21Media