Ilustrim

Këmbyesi më i Madh i Bitcoin, Para Gjykate

Ish-kreu i MtGox, dikur këmbyesi më i madh i Bitcoin në botë, është deklaruar i pafajshëm në një gjykatë të Tokios për akuzën për përvetësim dhe manipulim të të dhënave.

Mark Karpeles ishte shefi ekzekutiv i MtGox kur falimentoi në vitin 2014, pas humbjes së 850,000 Bitcoins, me vlerë rreth 0.4 miliardë dollarë.

Në regjistrimin e falimentimit, MtGox i fajësoi hakerët për humbjen. Më vonë tha se kishte gjetur 200,000 Bitcoins në kuletat e vjetra dixhitale.

Prokuroria pretendon se z. Karpeles transferoi 341 milionë Jen (3 milion dollarë) nga një llogari MtGox në një llogari të regjistruar në emrin e tij gjatë tremujorit të fundit të vitit 2013.

Avokatët e Karpeles mohojnë se ky ishte përvetësim.

“Betohem për Zotin se jam i pafajshëm”, thuhet se i ka thënë gjykatës.

Sot, një Bitcoin vlen 1.800 paund, ose 2.300 dollarë, por monedha dixhitale është shumë e paqëndrueshme.

Si punon Bitcoin?

Për të procesuar transaksionet Bitcoin, duhet të bëhet një procedurë e quajtur ‘mining’, e cila përfshin një kompjuter që zgjidh problemin matematik të vështirë me një zgjidhje 64 shifrore.

Për çdo problem të zgjidhur, një bllok Bitcoins përpunohet. Përveç kësaj, ‘miner’ shpërblehet me Bitcoins të reja.

Kjo i stimulon njerëzit që të rrisin fuqinë e përpunimit kompjuterik për të zgjidhur problemet.

Për të kompensuar fuqinë në rritje të çipave kompjuterikë, vështirësia e enigmës është përshtatur për të siguruar një lumë të qëndrueshëm të monedhave të reja Bitcoins të prodhuara çdo ditë.

Aktualisht ekzistojnë rreth 15 milion Bitcoins.

Për të marrë një Bitcoin, një përdorues duhet të ketë një adresë Bitcoin – një varg prej 27 deri 34 shkronjash dhe numrash – që vepron si një lloj kutie postare virtuale nga e cila dërgohen Bitcoins.

Pasi që nuk ka regjistër të këtyre adresave, njerëzit mund t’i përdorin ato për të mbrojtur anonimitetin e tyre kur bëjnë një transaksion.

Këto adresa ruhen në radhë në kuletat Bitcoin, të cilat përdoren për të menaxhuar kursimet.

Ato veprojnë si llogari bankare të drejtuara privatisht – me kusht që nëse të dhënat humbasin, humbasin edhe Bitcoins që i ke pasur në pronësi, shkruan BBC.

http://kallxo.com/mberrin-bitcoin-atm-pare-ne-kosove/