KB Bashkimi e nis me humbje Ligën Ballkanike

Skuadra e “Bashkimit” nga Prizreni mbrëmë e ka nisur aventurën në Ligën Ballkanike ndaj skuadrës së BC Beroe nga Bullgaria.

Prizrenasit pësuan humbje në debutim ndaj BC Boroe, me rezultat 77-107.

Çereku i parë nisi më mirë për ekipin bullgar ku e fitoi me rezultat 24:27.

Në dhjetëminutëshin e dytë, mysafirët veçse e dyfishuan epërsinë në (21:30), për të shkuar të dy skuadrat në pushim me rezultatin e përgjithshëm 45-57.

Çereku i katërt në “Sezai Surroi”, përsëri nisi jo mirë për vendasit ku e humbën këtë çerek me rezultat 17:24.

Pjesa e fundit ishte edhe më e dobët për prizrenasit ku e humbën 15:26, kështu e humbën sfidën me rezultat të përgjithshëm 77-107.