Kapet në Durrës peshkaqeni dem, specia e rrallë bie në rrjetën e anijes (VIDEO)

Në rrjetën e anijes së peshkimit “Delsi” ka rënë një specie e rrallë ujore, e njohur si peshkaqeni dem.

Sipas peshkarëve, gjallesa ujore është kapur në gjirin e Durrësit, teksa kishin dalë për gjueti në det të favorizuar dhe nga koha e qëndrueshme e ditëve të fundit.

Peshkaqeni i kapur ishte rreth 3 metra i gjatë dhe peshonte afro 300 kg. Ky lloj peshkaqeni njihet si një gjallesë e rrallë për ujërat tona, pasi kryesisht gjendet në thellësi, transmeton Top Channel.

Videon mund ta shihni duke klikuar këtu.