Kandidati që Politika nuk po i lë Kohë për Familjen

Avni Gashi , kandidat i Aleancës Kosova e Re për Kryetar të Komunës së Klinës si duket është jashtë mase i angazhuar në aktivitetet politike.

Fatmire Gashi, në intervistën për Debat Pernime tha bashkëshorti i saj nuk po gjen edhe shumë kohë të kaloj me të dhe fëmijët.

“Avniu me mua dhe fëmijë harxhon shumë pak kohë sepse është shumë i angazhuar”, tha ajo.

Sipas Gashit familja posedon një shtëpi në fshat dhe një banesë në Fushë Kosovë si dhe veturën Opel Vectra.

Ajo gjithashtu rrëfeu për disa nga karakteristikat e personalitetit dhe zakonet e burrit të saj që ka hyrë në garë për udhëheqjen e Klinës pas 22 tetorit.

“Pare ma shumë në shpi harxhon Avniu, është njeri i butë, punëtor dhe jo i korruptuar”, tha Gashi.