Kandidati që ka për Zemër Çiftelinë e Kitaren

Debat Pernime ju sjell pamje të pronave dhe reportazh të familjeve të kandidatëve për Kryetar të Komunave të Kosovës.

Kujtim Gashi, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës , thotë se janë dashamirë të muzikës dhe prandaj posedojnë instrumente si çiftelia dhe kitara.

Hanife Gashi, bashkëshortja e kandidati në intervistën për Debat Pernime tregoi për reagimin e familjes ndaj kandidimit të Kujtim Gashit.

“Aktivitetin e tij politik nuk e kemi prit shumë mirë për shkak se është larg fëmijëve, larg familjes më shumë”, tha ajo.

Ajo po ashtu foli rreth pasurisë që posedon çifti.

“E kemi një shtëpi në Kamenicë, dy katëshe, një banesë në Prishtinë, kemi edhe tokë në Prishtinë dhe një veturë”, tha ajo.

Reportazhi është transmetuar në kuadër të debateve zgjedhore.