Kandidati me Pasion Shahun

Debat Pernime ju sjell pamje të pronave dhe reportazh të familjeve të kandidatëve për Kryetar të Komunave të Kosovës.

Bekim Ermeni, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka treguar për një nga hobit e tij jashtë angazhimit të politikës.

Ermeni shfaqet duke luajtur shah me bashkëshorten para intervistës së saj për Debat Pernime.

Venera Ermeni, gruaja e tij foli lidhur me karakteristikat e personalitetit të bashkëshortit.

“Punon tepër, lexon shumë libra profesional, romane të ndryshme”, tha ajo.

Ajo po ashtu foli lidhur me pasurinë e përbashkët të çiftit.

“E kemi pasuri këtë shtëpi, e kanë financuar prindërit e Bekimit bashkë me Bekimin, e kemi një veturë, Zafira që e vozisin të gjithë”, tha ajo.

Reportazhi është transmetuar në kuadër të debateve zgjedhore