Kandidati nuk Shkoi në Pushime për  Shkak të Angazhimeve

Blerand Kadriaj, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Deçanit nuk pati kohë për pushime me familjen sivjet.

Blerta Shala- Kadriaj, bashkëshortja e kandidatit tha se angazhimet e shumta të burrit i lanë ata pa pushime këtë vit.

“Sivjet nuk kemi qenë në pushime për shkak të angazhimeve të shumta të Blerandit”, tha ajo.

Në intervistën për Debat Pernime, Shala-Kadriaj përmendi disa cilësi që ajo i konsideron dobësi në personalitetin e bashkëshortit.

“Pika e dobët e Blerandit ndoshta kish me qenë se i beson shumë njerëzve”, tha Shala-Kadriaj.

Ajo po ashtu u shpreh e sigurtë për integritetin e burrit të saj në lidhje me shfrytëzimin e buxhetit dhe aseteve komunale.

“Duke marrë parasysh që Blerandi është njeri parimor edhe i ndershëm, patjetër që nuk do të hante dreka apo darka me para të komunës. Blerandi nuk ka me ble telefon me pare të komunës”, tha ajo.