ILUSTRIM

Kaliforninë e Pret një Tërmet Shkatërrimtar

Sizmologët kanë tërhequr vërejtjen se shteti amerikan, Kalifornia, do të goditet nga një tërmet shkatërrimtar dhe se banorët duhet të jenë të përgatitur për atë ditë.

Javën e kaluar, Kalifornia është dridhur nga 134 tërmete më të vogla dhe atë në një hapësirë me madhësi pesë kilometra përreth qarkut Monterej, në ndarjen San Andreas.

Nga këto dridhje, 17 prej tyre ishin më të fuqishme se 2.5 shkallë të Rihterit, ndërsa gjashtë prej tyre kaluan fuqinë prej tre shkallë.

Tërmeti më i fuqishëm ishte 4.6 shkallë të Rihterit dhe është ndier edhe në San Francisko, qytet ky rreh 150 kilometra më larg, shkruan rtv21.tv.

Ekspertët thonë se kjo seri e tërmeteve më të vogla dhe dridhjet e tokës shtojnë dukshëm rrezikun nga tërmeti i madh në Kaliforni.

Sa herë që ka ngritje të dukshme të aktiviteteve sizmike në afërsi të ndarjes San Andreas, sizmologët bëhen nervoz, theksoi drejtori i Qendrës për tërmete të Karolinës së Jugut, Tomas Xhordan.

Ai gjithashtu shtoi se po shtohen gjasat që Kalifornia të goditet nga tërmeti i madh dhe kërkoi nga banorët që të ndërmarrin masa mbrojtëse dhe që mos të injorojnë vërejtjet./21Media