Kafeja ul rreziqet që të prekeni nga Alzheimeri dhe Parkinson

Bazuar në një studim nga Instituti i “Krembil Brain”, në Kanada, kafeja mund të ul rreziqet që të prekeni nga sëmundjet Alzheimeri dhe Parkinson.

Hulumtuesit identifikuan një grup komponimesh të quajtura ‘phenylindanes’ që shfaqen gjatë procesit të pjekjes dhe i japin kafes shijen e hidhur.

“Phenylindanes” gjithashtu zvogëlojnë edhe rritjen e proteinave “amyloid-beta dhe tau”, të cilat janë gjetur në trurin e pacientëve që janë të prekur nga Alzheimeri dhe Parkinsoni.

Nga varietetet e testuara, studiuesit arritën në përfundimin se kafeja e pjekur e “fortë” ofronte më shumë mbrojtje kundër sëmundjes së Alzheimerit dhe Parkinsonit, shkruan rtv21.tv.

“Nënë Natyra është një kimist shumë më i mirë se ne dhe Nënë Natyra është në gjendje t’i bëjë këto përbërje”, tha Dr Donald Weaver, bashkë-drejtor i Institutit të “Krembil Brain Institute”./21Media