Juventus sërish 'peshkon' në Real Madrid

Prej transferimit të Cristiano Ronaldos në Juventus, skuadra italiane ka shfaqur interesim edhe për transferimin e Marcelos.

Këtë e ka konfirmuar agjenti i Tafliaficos i cili luan si mbrojtës i krahut të majtë në Ajax.

Ricardo Schliper ka thënë për “Radio Rivadavia’, se Tagliafico është në listën e ngushtë të Real Madridit për tu transferuar në Spanjë, pasi pritet largimi i Marcelos në drejtim të Juventusit.

Ai ka thënë se ende askush nuk e ka kontaktuar për Taglaficion, por sipas tij argjentinasi është i gatshëm që të transferohet në një klub të madh si Reali.