Juventus përmbys gjithçka ndaj Lazios (Foto)

Juventus ka shënuar një fitore mjaft të vështirë përballë Lazios, në kuadër të xhiros së 21-të, me rezultat të ngushte 2-1.

Në pjesën e parë nuk pati gola, ani pse lojën e dominoi Lazio në të gjitha aspektet, por  rrugën drejt golit nuk arriti ta gjejë.

Pjesa e dytë nisi njëjtë, me një dominim të Lazios.

Lazio arriti që të kalojë në epërsi me autogolin e Emre Can në minutën e 59’.

Juventus pas golit të pranuar i bëri dy zëvendësime duke i futur në lojë Bernardeschin dhe Cancelon.

Golin e barazimit ‘bianconerët’ e arritën me anë të Jao Cancelos në minutën e 74’.

Për golin vendimtar të kësaj mbrëmje shënoi Cristiano Ronaldo nga penalltia në minutën e 88’.

Juventus pas kësaj fitoreje e ruan vendin e parë me 59 pikë, 11 më shumë se vendi i dytë.