Juventus me rekord të ri (Foto)

Foto:Juventus/Twitter

Juventus me fitoren e sotme ndaj Sassoulos, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 21-të në Serie A, ka thyer një rekord të ri.

“Bianconerët” me fitoren e sotme  i kanë bërë 27 ndeshje pa pësuar humbje në Serie A, që prej prillit të vitit 2018.

“Zonja e vjetër”, një rekord të ngjashëm e kishte prej tetorit të vitit 2015 deri në maj të vitit 2016, ku i kishte kaluar 26 ndeshje pa humbje.

Juventus deri më tani në Serie A nuk ka pësuar asnjë humbje nga 23 ndeshje, i ka fituar 20 dhe tri prej tyre ka barazuar.

Ramiz Lladrovci premton hapjen e kontratave

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend