Juventus fiton me përmbysje ndaj Milanit (Foto)

Juventus ka shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj Milanit në kuadër të xhiros së 31-të në Serie A.

Ndeshja nuk nisi mirë për Juventusin, pasi Emre Can u lëndua i cili u zëvendësua nga Khedira.

Milan e gjeti rrugën e golit me Piatekin në minutën e 39’, pas një gabim të mbrojtjes së Juventusit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, për Milanin.

Në pjesën e dytë u pa një Juventus krejtësisht ndryshe nga ajo e para.

Paulo Dybala e barazoi rezultatin në minutën e 60’ nga penalltia të cilën e fitoi vet.

Golin e fitores për “Bianconerët’ e shënoi Moise Kean në minutën e 84’ pas një asistimi të bukur nga Miralem Pjanic.

Pas kësaj fitoreje Juventus mbetet në vendin e parë me 84 pikë.

Ndërsa Milan në vendin e katërt me 52 pikë, por rrezikon ta humb atë vend nëse rivalët e tjerë fitojnë.