Foto: Juventu/Twitter

Juventus e mposht Empolin me golin e Kean (Foto)

Juventus është rikthyer te fitoret duke e mposhtur Empolin me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 29-të në Serie A.

Bianconerët në këtë ndeshje u paraqitën me shumë mungesa si Cristiano Ronaldo, Dybala, Costa dhe  Khedira.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i ri italian Moise Kean në minutën e 72’.

Pas kësaj fitoreje Juventus pozicionohet në vendin e parë me 78 pikë.