Juventus dhe Manchester City të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për Iscon

Juventus dhe Manchester City kanë hyrë në garë për t’i marrë shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Isco.

Sipas “Corriere dello Sport”,  Isco nuk largohet nga Real Madridi, nën shumën 100 milionë euro.

Juventus mund të bëjë ofertë për Iscon edhe me këtë shumë, kurse Manchester City mund të ketë probleme për shkak të Fair Play-it financiar.

Isco në këtë sezon nuk është duke gjetur hapësira te skuadra e Realit dhe pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit ose në verën e vitit 2019.