Juventus dhe Manchester City dëshirojnë transferimin e Iscos

Juventus dhe Manchester City, kanë shfaqur interesim për spanjollin e Real Madridit, Isco Alorcon.

Mesfushori spanjoll në drejtimin e trajnerit të ri Santiago Solari, i ka lujtur vetëm 78 minuta në pesë ndeshje, dhe kundër Romës të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve u la rezervist.

Sipas gazetës spanjolle “AS” Juventusi është e interesuar që të nënshkruaj me 26-vjeçarin i cili do të bashkohej me Cristiano Ronaldon përsëri.

Në Itali, “Tutttosport’, raporton se Isco mund të transferohet në Juventus në afatin kalimtar të janarit , nëse vazhdon të lihet si rezervist.

Juventusi do të këtë konkurrent Manchester Cityn, për të nënshkruar me Iscon.