Juventus dëshiron ta transferojë De Ligtin nga Ajaxi

Juventus dëshiron që ta transferojë mbrojtësin e Ajaxit Matthijs de Ligt.

De Ligt shihet si njëri prej mbrojtësve me më perspektivë në botën e futbollit.

Për të kanë shprehur interesim shumë skuadra të mëdha, e njëra prej tyre është edhe Barcelona e cila dëshiron transferimin e tij me ngulm, pasi gjatë afatit kalimtar të janarit e transferoi shokun e tij të skuadrës Frenkie de Jong për 75 milionë euro.

Por, siç raporton gazeta e njohur italiane “Corriere dello Sport”, presidenti i Juventusit Andre Agnelli është takuar në dhjetor të vitit të kaluar me drejtorin sportiv të Ajaxit Edin Va nder Sar, për të biseduar për transferimin e holandezit De Ligt.

Barca është favorite për nënshkrimin e djaloshit të artë, por marrëdhëniet e mira të Juventusit me Van der Sar, mund të ndikojnë që qendërmbrojtësi holandez të transferohet në Juventus.