Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Java e Ardhshme me Temperatura Rekorde

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë pesë ditëve në vazhdim   do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. “ Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius. “, thuhet në njoftimin e IHMK.

Po ashtu bëhet e ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 8m/s.