Jan Oblak i pathyeshëm për katër sezonë në La Liga me Atletico Madridin (Foto)

Atletico Madridi nuk e ka nisur mirë sezonin e ri 2018/19, por më kalimin e kohës e morën vetën dhe janë konsoliduar në mbrojtje dhe sulm.

Pas 17 xhirove, Atletico Madridi, pozicionohet në vendin e dytë me 34 pikë, tri më pak se Barcelona.

Për këtë sukses të Atleticos një meritë të madhe e ka super portieri Jan Oblak.

Oblak deri më tani në këtë sezon ka arritur ta mbaj portën të pa prekur tetë herë, më shumë se çdo portier tjetër në La Liga.

Oblak, për tri sezone rresht, e kishte mbajtur portën të pa prekur më shumë se çdo portier tjetër në ligen spanjolle.

Në sezonin 2015/17, 2016/17 dhe 2017/18.