Ja si i përgjigjet Messi ftesës së Ronaldos për t'u transferuar në Serie A

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, para disa javëve i bëri ofertë Lionel Messit, që të transferohet në Serie A.

Ronaldo u transferua në Juventus për 105 milionë euro nga Real Madridi, duke i befasuar të gjithë. Portugezi ka thënë se po ndjehet si në shtëpi të vet dhe e ka sfiduar Messin që edhe ai ta provojë kampionatin italian.

Por, argjentinasi nuk e mendon një gjë të tillë, ai ka thënë se nuk ka nevojë për ndonjë ndryshim.

“A do ta pranoj sfidën e Ronaldos për t’i bashkuar futbollit italian? Nuk kam nevojë për asnjë ndryshim. am me skuadrën më të mirë në botë”, ka thënë Messi. Sfidat e mia rinovohen vit pas viti. Nuk kam nevojë t’i ndryshojë skuadrat ose ligat për t’ia vendosur vete disa sfida të reja. Jam në shtëpi dhe nuk kam nevojë të ndryshoj asgjë”, tha Messi”, ka thënë Messi.