Ja cila ishte puna e parë e Presidentit Barack Obama

Jeta ka qenë shumë më e thjeshtë për presidentin e 44- të të SHBA-së

Ai është presidenti i parë afro-amerikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishte i pari i Amerikës nga viti 2009 deri në vitin 2017 , por a e dini se cila ishte puna e tij e parë ?

Presidenti Obama i tha New York Magazine se ai dikur ishte një shitës i akulloreve  në banakun e Baskin-Robbins në vendlindjen e tij, Honolulu. Por jo çdo punë është aq e lehtë sa duket.

“Akullorja me çokollatë bëhet vështirë, keni dhimbje në kyqet e duarve”, tha ai për New York Magazine.

Obama gjatë mandatit të tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është fotografuar disa herë duke ngrënë akullore si dhe thotë se puna e tij e parë si një 16 vjeçar ka qenë pikërisht kjo, shitës i akulloreve. /21Media