Ja Çfarë Duhet të Bëni Nëse Fëmija Juaj Zgjohet Gjatë Natës

Çdo familje ka rregullat e saj dhe këto i mëson gradualisht edhe fëmija.

Një ritual që është pak më i vështirë të mësohet nga fëmija është gjumi i qetë dhe i rregullt gjatë natës.

Këshilla se çfarë të bëni nëse fëmija juaj zgjohet natën

Nëse fëmija zgjohet gjatë natës ju nuk duhet të bisedoni me të. E vetmja gjë që mund t’i thoni është: fli se është ende natë.

Nëse fëmija zgjohet nuk duhet të ndizni dritë, pasi dhe një dritë sado e vogël mund të çorientojë gjumin e tij.

Nëse do t’ju duhet që gjatë natës t’i ndërroni pelenën, duhet ta bëni këtë në mënyrë të shpejtë dhe duke përdorur një pecetë të vakët, pasi në të kundërtën mund të zgjohet komplet.

Nëse në dhomën ku fle fëmija hyn shumë dritë, atëherë mundohuni t’i vendosni grila ose perde të trasha.

Pranë shtratit të fëmijës nuk duhet të ketë lodra.

Ju mund t’i vendosni pranë vetëm një arush të cilin mund ta përdorë si “shok gjumi”.

Nëse zgjohet gjatë natës nuk duhet të bëhet gati të luajë./21Media

‘Hetimet Vazhdojnë’ për Forcat e Armatosura dhe Viza

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend