Izraeli mposht Shqipërinë (Foto)

Shqipëria nuk po arrin të këndellet assesi në Ligën e Kombeve, pasi ka pësuar humbjen e dytë rresht.

Pas Skocisë, sonte Shqipëria u mposht nga Izraeli me rezultat 2:0.

Vendasit kaluan herët në epërsi përmes të Tomer Hemed në minutën e tetë pas një gabim trashanik nga portieri i Shqipërisë Thomas Strakosha.

Gjatë pjesës së parë Shqpëria tentoi ta barazojë rezultatin, por nuk pati sukses.

Pjesa e dytë filloi mirë për mysafirët që kishin disa raste por nuk arritën t’i konkretizonin në gola. E kur nuk shënon e pëson. Ashtu ndodhi edhe sonte kur në minutën e 83-të Izreali e shfrytëzoi një tollovi përpara portës me anë të Dia Saba i cili shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2:0.

Shqipëria radhitet e fundit në Grupin C me vetëm 3 pikë, ndërsa në pozitën e parë është Izraeli me 6 pikë, e pastaj e dyta Skocia me 3 pikë.