Italia kërkon fitore ndaj Portugalisë, që ta rrëmbej vendin e parë

Italia dhe Portugalia, sot do të përballen në kuadër të Grupit 3, ndeshje e vlfeshme kjo për Ligën e Kombeve që luhet prej orës 20:45, në stadiumin “Stadio Giuseppe Meazza”.

Aktualisht, lider i grupit 3 është Portugalia me gjashtë pikë nga dy ndeshje i ka dy fitore, kurse Italia e dyta me katër pikë, e fitorja kundër portugezve do t’i shërbente që të rrëmbende vendin e parë.

Portugalia kishte fituar në ndeshjen e parë përball Italisë me rezultat prej 1-0.

Kurse sot italianët kërkojnë hakmarrje për atë humbje, por përpos hakmarrjes kërkojnë edhe vendin e parë, prandaj pritet te jetë njëra prej ndeshje më interesante të natës së sotme.

Në pesë përballjet e fundit, Italia i ka fituar tri ndeshje, ndërsa Portugalia dy, pra edhe ndeshja e sotme pritet që të na sjellë një fitues.