Isco: Më mungon Bale apo Carvajal, nuk qajmë për dikë që nuk donte të ishte këtu

Mesfushori i Real Madridit, Isco Alarcon ka folur për media në konferencën e organizuar para ndeshjes së nesërme që luhet ndërmjet Real Madridit dhe Plezenit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Spanjolli gjatë përgjigjeve të dhënë për gazetarët është pyetur nëse u mungon Cristiano Ronaldo.

Isco ka komentuar  se i mungojnë lojtarë si Bale apo Carvajal e jo Ronaldo që vet e ka kërkuar largimin.

“Më mungon Bale apo Carvajal kur nuk janë këtu. Ka plot zgjidhje për të shënuar gola, nuk mund të qajmë për dikë që nuk donte të ishte këtu” është shprehur Isco për Ronaldon.

Ronaldo u transferuar në Juventus në muajin korrik për shifrën e 105 milionë eurove.