Inter – Roma përfundon pa fitues (Video)

Ka përfunduar ndeshja kryesore e xhiros së 33-të në Serie A, ndërmjet Interit dhe Romës, pa fitues me rezultatin 1-1.

Ndeshjen më mirë e nisi Roma me një supergol të El Shaarawyt në minutën e 14’.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e romakëve.

Në pjesën e dytë Inter e gjeti golin e barazimit në minutën e 61’.

Pas këtij barazimi Inter mbetet në vendin e tretë me 61 pikë.

Kurse Roma në vendin e pestë me 55 pikë.

Për t’i parë golat klikoni këtu.