Inter, Milan dhe Atletico Madrid dëshirojnë transferimin e Insignes

Lorenze Insigne duket se në afatin kalimtar të verës do të largohet nga Napoli.

Me ardhjen e Ancelottit te Napoli, Insigne ka pasë probleme gjatë sezonit dhe shumë herë është zëvendësuar dhe është lënë në bankën rezervë gjë e cila nuk i ka pëlqyer sulmuesit italian.

Sipas “Corriere della Serra” për Insignen të interesuar janë skuadra e Milanit dhe Interit nga Serie A, ndërsa nga Spanja shërbimet e tij dëshiron Atletico Madrid.

Atletico Madrid dëshiron që të nënshkruaj me një shumë prej 55 milionë euro, por Napoli dëshiron që ta shesë atë për shifrën 80 milionë euro.