Inter interesohet për Malcomin

Skuadra italiane Inter është duke menduar që tani për afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Mundo Deportivo”, Inter ka shprehur interesim për Malcomin i cili nuk po arrin të gjej hapësira shumë nën urdhërat  e Ernesto Valverdes tek Barcelona.

“Neroazurët”, mund ta shfrytëzojnë  mos aktivizimin e Malcomit, ku në tri ndeshjet e fundit nuk është inkuadruar asnjë minutë në fushën e lojës.

Interi kishte tentuar që edhe gjatë afatit kalimtar të verës ta transferojë Malcomin, por Barcelona ishin treguar më të shpejtë në këtë çështje.