Inter ia jep edhe një të shtyrë Frosinones drejt Serisë B (Foto)

Inter e ka mposhtur Frosinonen vendase me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A.

Kjo fitore e Interit ia ka vështirësuar edhe më shumë punët Frosinones që të mbetet në Serie A, pasi tani pozicionohet në vendin e 19-të me 23 pikë, tetë pikë më pak se Bologna e cila gjendet në vendin e 17-të, vend i cili ia mundëson mbetjen në Serie A.

Ndërsa Inter pas kësaj fitoreje e ruan vendin e tretë me 60 pikë.

Golat për Interin i shënuan Nainnggolan në minutën e 19’, Ivan Perisic në minutën e 37’ nga penalltia.

Në pjesën e dytë Frosinone e ngushtoi epërsinë me Cassatan në minutën e 61’.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Matias Vecino në minutën e 90+3’.