Inter dhe Atletico Madrid ia kanë vënë syrin talentit argjentinas

Inter është gati që të bëjë ofertë në afatin kalimtar të verës për mesfushorin e talentuar nga Argjentina Federico Navarro.

Sipas mediave italiane, për 18-vjeçarin interesim ka shfaqur edhe Atletico Madrid.

18 vjeçari Navarro luan për skuadrën e Tallers në Argjentinë në Primera Division.

Afati kalimtar i verës pritet të jetë i nxehtë për t’i siguruar shërbimet e 18 vjeçarit.