Inter dëshiron transferimin e Rakiticit (Foto)

Lajmi i ditës në gazetën italiane të sportit “Gazzetta dello Sport”, ka qenë interesimi i Interit për transferimin e mesfushorit të Barcelonës Ivan Rakitic.

Sipas kësaj gazete, drejtuesit e Interit dhe të Barcelonës kanë zhvilluar një takim për transferimin e mundshëm të Rakiticit.

Drejtori sportiv i Interit Marrota dhe Ausilio janë dakorduar me drejtuesit e Barcelonës për transferimin e Rakiticit për shifrën e 40 milionë eurove.

Nëse transferohet kroati në Inter, pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare.