Inter dëshiron Edin Dzekon si zëvendësues të Icardit

Inter e ka  targetuar sulmuesin e Romës Edin Dzeko si zëvendësues të Mauro Icardit i cili pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Icardit në këtë javë Interi ia hoqi shiritin e kapitenit duke ia dhanë portierit Samir Handanovic.

E pas këtij veprimi nga Interi, Icardi nuk është duke u përfshirë që dy ndeshje duke mos u ftuar hiç nga klubi. Kjo ka bërë që të dalin shumë zëra për largimin e tij.

Sipas “Goal.com”, Inter e sheh Edin Dzekon si zëvendësues të Icardit.

Por, Interi është duke i menduar opsionet edhe për Edison Cavanin dhe Gonzalo Higuainin.