Instagram fsheh pëlqimet
Test ndërkombëtar “për të hequr presionin” Instagram po fsheh numrin e pëlqimeve në postime në disa vende, duke përfshirë Australinë dhe Japoninë, për të “hequr presionin” mbi përdoruesit.
Për momentin, përdoruesit e Instagram shohin një total prej personave që kanë pëlqyer një postim. Ata do të shohin një emër përdoruesi “dhe të tjerët” poshtë postimeve.
Ka shqetësime që platformat e mediave sociale mund të kontribuojnë në nënvlerësimin dhe ndjenjat e pamjaftueshmërisë te të rinjtë.
Instagram nisi këtë provë në Kanada në maj dhe testi i ri po qarkullon në Australi, Zelandën e Re, Irlandë, Itali, Japoni dhe Brazil. “Shpresojmë që ky test do të largojë presionin se sa shumë e pëlqejnë një postim, kështu që ju mund të përqendroheni në ndarjen e gjërave që doni”, tha në një deklaratë Mia Garlick, drejtuese e politikës së Facebook për Australinë dhe Zelandën e Re.
Numri i pëlqimeve në një post është një masë e suksesit apo popullaritet në Instagram. Studimet sugjerojnë se këto lloj reagimesh të menjëhershme mbi përmbajtjen mund të nxisin vetëbesimin e njerëzve, por edhe të kundërtën në qoftë se nuk marrin shumë pëlqime. Studimet kanë lidhur platformat e mediave sociale për të ndikuar në shëndetin mendor, veçanërisht të të rinjve./21Media