Infermierja i vjedh unazën e shtrenjtë të vdekures

Një ndihmës mjeke është arrestuar pasi i mori nga gishti unazën një pacienteje të vdekur dhe e shiti në një dyqan pengjesh.

Lisa Darlene Glaze është akuzuar për vjedhjen e unazës nga dora e Gloria Robinson, e cila vdiq pasi u transportua në spitalin CHI St Vincent Hospital në Arkansas. Glaze, e cila punonte në dy spitale, dyshohet se mori unazën nga dora e Robinson më 16 tetor dhe më pasi shiti unazën në një dyqan.

Ishte familja e Robinson e cila vuri re që tre unaza mungonin te sendet e saj personale.

Dy nga unazat u gjetën disa ditë më vonë, por një unazë e tretë ende mungonte.

Një dyqan shitjesh raportoi për shitjen e unazës prej diamanti tek autoritetet më 24 tetor. Glaze ia kishte treguar dokumentet shitësit të dyqanit pas kësaj policia vuri në pranga Glaze.

Unaza ishte prej 1.7 karatësh dhe kishte vlerën e 7,946,63 dollarëve, përkatësisht 721 mijë euro./21Media