Ibrahimoviç i gatshëm të rikthehet tek Milani

Zlatan Ibrahimoviç është duke u përfolur nëpër media për një rikthimin të tij të mundshëm në Serie tek skuadra e Milanit.

Por, sipas “Gazzetta dello Sport”,  Ibrahimoviç është i gatshëm që të pranoj një ofertë të italianëve për gjashtë muj me një pagë prej 2 milionë eurove.

Ibres duket se nuk i ka pëlqyer atmosfera në ligën amerikane dhe është i gatshëm që të rikthehet përsëri në Evropë, ku futbolli është më konkurrente dhe ka vlerë më të madhe.