I Shpejti

Legjenda e Formula 1, Niki Lauda ka vdekur në moshën 70 vjeçare.

I lindur me 22 shkurt të vitit 1949 në një familje të pasur në Vienë, ai pritej që të ndiqte babanë e tij në industrinë e prodhimit të letrës. Mirëpo, në vend të kësaj, ai vendosi që të hyjë në garat e formulës dhe iu bashkua Ferrarit në vitin 1974.

Niki Luada nga Austria, ka qenë kampion i botës për tre herë në Formula 1.

Ai e fitoi titullin e botës me Ferrarin dy herë, në vitet 1975 dhe 1977.

Kurse njëherë e fitoi me McLaren në vitin 1984.

Luada mbahet mend për rikthimin që e kishte bërë në Grand Prix të vitit 1976 në Gjermani.

Kampioni i trefishtë iu nënshtrua transplatit të mushkërive në gusht, ai vdiq të hënën në shtëpinë e tij, treguan familja e tij.

Pas përfundimit të karrierës si pilot, ai e mori nën udhëheqje një kompani ajrore dhe ishte drejtor ekzekutiv te Mercedes në Formula 1.

Niki Luada ishte ai që e sjelli në skuadër të Mercedesit Lewis Hamiltonin, i cili është kampion i pesëfishtë botëror në Formula 1.

“Arritjet e tij unike si një atlet dhe sipërmarrës janë dhe do të mbetën të paharrueshme, ndjeshmëria e tij e palodhshme për veprim, drejtësia dhe guximi i tij do të mbetën model si pikë referimi për të gjithë ne”, thuhet në deklaratën e familjes së tij.

Një vit më vonë pasi e fitoi titullin e parë të botës në Formula 1, me 1 gusht të vitit 1976, ai pati një aksident me formulën e tij, ku pësoi djegie të shkallës së tretë në kokë dhe fytyrë, duke thithur gazra toksike që ia dëmtuan mushkrit e tij në Nurguring të Gjermanisë.

Ai arriti që të rikthehej në gara, pas vetëm 40 ditëve.

Ai po ashtu iu nënshtrua dy transplanteve të veshkave. Veshka e dytë iu dhurua në vitin 2005 nga e dashura e tij, Birgit Wetzinger, një ish-mjeke për linjat e fluturimit ajror, me të cilën u martua në vitin 2008.

Lauda kishte pesë fëmijë, binjak në vitin 2009, një djalë dhe një vajzë me Birgit Wetzinger dhe tre djemtë të tjerë nga lidhjet e mëparshme.

Lauda njihet për deklaratat që shprehnin guximin e tij për ta marrë rrezikun që t’i hyjë garës ‘mes katër rrotave’.

“Shumë njerëz e kritikojnë Formula 1 si një rrezik të panevojshëm, Por si do të ishte jeta sikur ta bënim vetëm atë që është e nevojshme”, kishte thënë ai dikur.

“Në të vërtetë, ju duhet t’i diskutoni gjithmonë humbjet, sepse ju mund të mësoni më shumë nga humbjet sesa nga suksesi”.

Në një rast tjetër, Lauda thoshte se për  të “është e mërzitshme” të flasë për fitore.

“Nga suksesi ju nuk mësoni absolutisht asgjë. Nga dështimet dhe pengesat mund të nxjerrën përfundime. Kjo vlen për jetën private dhe karrierën tuaj”, thoshte ai.

“Ju gjithmonë duhet të jeni më të shpejtë dhe më të mirë se të tjerët”.

Formula 1, ka shkruar se Luada do të mbahet mend në histori si legjendë e pavdekshme.

McLaren  ka shkruar se janë të gjithë të pikëlluar për vdekjen e Kampionit Botëror në Formula 1, i cili e fitoi titullin e tretë botëror në vitin 1984 me McLaren.