Ilustrim

I nxjerrin 120 gozhda nga stomaku!

Mjekët e një spitali në kryeqytetin etiopian të Adis Abebës nxorën 122 gozhda si dhe objekte të tjera të mprehta nga stomaku i një pacienti 33-vjeçar, deklaroi një nga kirurgët që morën pjesë në operacion.

“Pacienti vuante prej 10 vitesh nga një sëmundje mendore dhe kishte ndërprerë kurën e ilaçeve dy vite më parë,” pohoi kirurgu Dawit Teare.

”Kjo ishte edhe arsyeja e gëlltitjes së objekteve”, ka shtuar ai.

Përveç 122 gozhdave, 10 centimetra të gjata, mjekët nxorën dy gjilpëra, një kunj dhëmbësh dhe disa copa xhami të thyera.